EDHE NJË HUAZIM NË SAN SIRO

Vazhdon bashkëpunimi Chelsea-Milan
1 September, 2014 @10:02
Milan ka arritur që të sigurojë edhe shërbimet e mesfushorit holandez të Chelseat, Marco Van Ginkel, në një marrëveshje një vjeçare si huazim, ka njoftuar klubi rossonerë mbrëmë vonë.
Mesfushori 21 vjeçar arriti stinorin e kaluar në Chelsea si talent i rallë nga Vitesse, por nuk arriti të bëhet pjesë e rregullt e ekipit londinez, duke u paraqitur krejt në 2 ndeshje dhe atë si zëvendësues me 12 minuta në fushë.
Ky është huazimi i dytë brenda javës që Milan e bën nga Chelsea, pas spanjollit, Fernando Torres, që dje shikoi nga tribunat ndeshjen derbi të xhiros, Milan-Lazio.