ANCELOTTI

REUTERS
Diçka duhet të ndryshojë
1 September, 2014 @11:06
Humbja e mbrëmshme e Real Madridit nga Real Sociedadi ka nervozuar tej mase trajnerin italian të ekipit madrilen, Carlo Ancelotti.
“Kjo është humbje që nuk më pëlqen fare. Jeni duke fituar 2-0 dhe duhet të mbani përqëndrimin për 90 minuta lojë. Kjo është përgjegjësi e imja. Një qasje e tillë në lojë duhet të ndryshojë dhe kjo do të ndryshojë,” ka thënë Ancelotti, transmeton Marca sot.
Ujku i vjetër italian, Ancelotti, ka qenë tejet i tensionuar në lojtarët e tij kur pas epërsisë së shpejtë ndaj Sociedadit si mysafir 0-2, në fund madrilenët janë mposhtur 4-2.