Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GREUTER FURTH

Mavraj e Azemi në rënie

REUTERS/Ina Fassbender

Mavraj e Azemi në rënie


29 November, 2012 @9:36

Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi nuk kanë mundur të shpëtojnë ekipin e tyre nga humbja e radhës në Bundesligë. Greuter Furth, ku luan dyshja kosovare, ka regjistruar humbjen e radhës në ndeshjen e mesjavës ndaj Borussia Monchengladbachut.

Mavraj, i cili është standard në përfaqësuesen shqiptare, ka qenë pjesë e ekipit të tij gjatë 90 minutave në fushë, derisa Azemi është futur në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 67-të në vend të malaziasit Milorad Pekovic për të ndryshuar diçka në sulmin e ekipit, por nuk ka arritur. 

Me humbjen e radhës, Greuter Furth, ka zvogëluar edhe më tej gjasat për mbijetesë në Bundesligë pasi që kundërshtarët e tyre për rënie Fortuna dhe Nurnberg kanë shënuar fitore, ndërsa këta me 8 pikë gjenden në vendin e parafundit të Bundesligës, mbi Augsburgun që ka 7 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga