Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN RRUGËT

Mavraj në kërkim të adresës së re

Mavraj në kërkim të adresës së re


30 May, 2021 @16:39

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar, Mërgim Mavraj, është në kërkim të një skuadre të re.

Ish reprezentuesi kuqezi nuk ka vazhduar kontratën me skuadrën e deritashme Greuther Furth dhe që nga momenti i përfundimit të stinorit, ka mbetur lojtar i lirë.

Ndarja e rrugëve ndërmjet Mërgimit dhe klubit gjerman është bërë me marrëveshje të dyanshme, ndërsa kontributi i futbollistit gjatë këtyre viteve sa ishte pjesë e Greuther Furthit, u vlerësua lartë nga drejtuesit e klubit.

Për Mërgimin kjo është epoka e dytë te Greuther Furthi, tek i cili ishte transferuar në korrik të vitit 2019. Ai më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe në vitet 2011-14, për të kompletuar një periudhë totale 6-vjeçare te kjo skuadër.

Greuther Furthi këtë stinor ka siguruar inkuadrimin në Bundesligë, pasi që e përfundoi kampionatin në vendin e dytë në Bundesliga 2.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga