BUNDESLIGA 2
Mavraj sjell fitore në goleadën shqiptare
2 March, 2014 @17:17
Greuther Furth i Mërgim Mavrajt dhe Ilir Azemit ka dalë fitues përballë Frankfurtit të Edmond Kapllanit dhe Odhise Roshit sot në ndeshjen më interesante të ditës në Bundesliga 2.
Me këtë fitore të arritur në minutat e fundit të ndeshjes Greuther Furth vazhdon të mbajë gjallë ambiciet për tu inkuadruar përsëri në Bundesligë, derisa Frankfurt mbetet jashtë loje për në ligën elite.
Mavraj sjell fitoren
E fitorja e arritur në fund të ndeshjes i erdh Greuter Furthit me anë të qendërmbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, që shënoi golin për rezultatin përfundimtar 3-2.
Më parë, Edmond Kapllani, që është duke kaluar në super seri të shënimit të golave në Bundsliga 2, kishte dërguar kah fundi i pjesës së parë në epërsi ekipin mysafir me anë të golit të tij, 1-2.
Kush sa luajti nga 4 legjionarët
Ilir Azemi, që pritet të debutojë për përfaqësuesen kosovare më 5 mars ndaj Haitit, është paraqitur që nga minuta e parë e ndeshjes, derisa u zëvendësua në minutën e 55-të. Mavraj që është në listën e De Biasit për ndeshje me Maltën, ishte i vetmi nga shqiptarët që ia nisi dhe e përfundoi ndeshjen në fushë.
Odhise Roshi nuk u djersit fare në këtë ndeshje, duke qëndruar në bankë, derisa golashënuesi Kapllani luajti deri afërsisht në minutën e 80-të të ndeshjes.
Azemi e Mavraj afër Bundesligës
Me këtë fitore, zebrat përforcohen në vendin e dytë dhe dhjetë xhiro para përfundimit të stinorit në Bundesliga 2, janë shumë afër rikthimit ekspres në elitën gjermane të futbollit.
Në anën tjetër, Frankfurt, është rrezikuar në Bundesliga 2, pasi që pas dy fitoreve me radhë, kjo është disfata e dytë me radhë e tyre.
BUNDESLIGA 2, Tabela shkurt, Xhiro XXIII:
1. Koln | 44 pikë | ||
2. Greuther Furth | 40 pikë | luajnë: Mavraj/Azemi | |
3. Paderborn | 39 pikë | luan: Meha | |
14. Frankfurt | 27 pikë | luajnë: Kapllani/Roshi | |
18. Energie Cottbus | 17 pikë |
TOP Golashënuesit në Bundesliga 2:
1 | Saglik (Paderborn), Sylvestr (Aue), Zoller (Kaiserslautern), | 10 gola; | ||
2 | Benschop (Dusseldorf), Kapllani (Frankfurt), Meha (Paderborn), Mattuschka (Union) | 9 gola; | ||
3 | Idrissou (Kaiserslautern), Risse (Koln) | 8 gola; |