REPREZENTACIONI
Mushica, i vetmi nga Superliga
2 March, 2014 @14:57
Kushtrim Mushica do të jetë përfaqësuesi i vetëm i Kosovës nga Superliga në ndeshjen kundër Haitit që do të luhet më 5 mars në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.
Portier i Prishtinës është përfshirë në listën prej 22 lojtarëve të përzgjedhësit Albert Bunjaku.
Në listën e Bunjakut nuk është përfshirë as katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella, i cili pas shuarrjes së KF Hysit është në kërkim të një skuadre të re.