Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Max Rugova përforcon Prishtinën

Foto: FC Prishtina

Max Rugova përforcon Prishtinën


14 August, 2019 @13:52

Edmond Max Rugova është përforcimi më i ri i klubit futbollistik Prishtina.

Max Rugova, i biri i Edmond Rugovës, ish-lojtarit dhe drejtorit të Prishtinës si dhe ish-përzgjedhësit të Kosovës, është i lindur në SHBA, ndërsa luan si sulmues i krahut dhe i qendrës.

Përforcimi më i ri i Prishtinës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U19 të Nurnberg më 2018/19, skuadër me të cilën ka shënuar 1 gol në 16 paraqitje, Gjithashtu, Max ka qenë i grumbulluar edhe me përfaqësuesen U19 të Kosovës.

Siç dihet, Superliga e Kosovës fillon këtë fundjavë, ndërsa në xhiron e parë Prishtina luan si mysafire ndaj Flamurtarit të shtunën me fillim nga ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga