NEWCASTLE 1-1 LEEDS

Foto: premierleague.com
Maximin shpëton trajnerin, Leeds pa fitore ende
18 September, 2021 @0:01
Përkundër dominimit të Leeds United dhe pakënaqësive të mëdha të publikut në St James’ Park, ka qenë i talentuari Allan Saint-Maximin që ka shpëtuar trajnerin e fishkëlluar, Steve Bruce.
Presion i madh është duke ndodhur ndaj trajnerit të Newcastle Bruce, pasi që rezultatet jo, por as loja e ekipit të laraskave nuk po premton.
Derisa Leeds ka mundur të sigurojë fitoren pas shumë rasteve që kishte dhe në fund ka mbetur pa fitoren e parë, njëjtë sikurse Newcastle vendase.
Maximin ka shënuar bukur për t’ia siguruar ekipit të tij barazimin e dytë të stinorit në Premier Ligë, karshi tri humbjeve, kurse Leeds gjithashtu pa fitore, ka një barazim më shumë nga pesë xhirot e para - në ndeshjen që përfundoi 1-1 [Maximin 44 - Raphinha 13].