Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIMITAR BERBATOV

Mbaje qetësinë dhe më paso!

Getty Images

Mbaje qetësinë dhe më paso!


26 December, 2012 @19:50

Mbaje qetësinë dhe paso topin tek unë. Ky ishte mesazhi i futbollistit bullgar, Dimitar Berbatov, për bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e luajtur sot ndërmjet Fulhamit dhe Southamptonit, në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Premier League.

Berbatov shënoi gol në minutën e tetë të ndeshjes dhe më pas e zhveshi fanellën për ta zbuluar mesazhin e tij që e kishte shkruar nën fanellë. Ndërsa për këtë gjest të sulmuesit bullgar, gjyqtari i ndeshjes e ‘shpërbleu’ atë me karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës.

Megjithatë ky gol i Berbatovit nuk doli të jetë e mjaftueshme për fitoren e skuadrës së tij, pasi që sulmuesi i Southamptonit, Rickie Lambert, shënoi nga pika e bardhë në minutën 85’ për të përfunduar ndeshja me rezultat të barabartë 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga