Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AJACCIO 0-3 PARIS ST GERMAIN

Mbappe e Messi kombinojnë për triumfin e radhës

Mbappe e Messi kombinojnë për triumfin e radhës


21 October, 2022 @23:06

Pas fitores së vështirë në derbi ndaj Olympique Marseille-it, Paris St Germain ka arritur të shënojë fitore edhe ndaj Ajaccios si mysafir sonte për të mbajtur së paku edhe për një xhiro kryesimin në renditje të Ligue 1 të Francës.

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë kombinuar në secilin gol sonte, për të arritur te fitorja 0-3 [Mbappe 24, 82, Messi 78] për të ardhur te fitorja, ndërsa parisienët të martën që vjen luajnë ndaj Maccabi Haifës në Ligë të Kampionëve. Në dy golat e Mbappes ka asistuar Messi, ndërsa në golin e Messit, Mbappe.

 

Ajaccio në anën tjetër nuk i ka punët mirë në renditje, pasi që pas tashmë 12 ndeshjeve kanë vetëm 8 pikë dhe sigurisht se do të luftojnë për mbijetesë me këtë ecuri të deritashme.

Lionel Messi @ PSG

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1