Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR 16

Mbretëresha

Mbretëresha


Shkruan: Luan MORINA

28 June, 2016 @14:51

Fansat anglezë kanë atë momentin patriotik kur këndojnë himnin që përfshin një kërkesë tek Perëndia për t’ua mbrojtur mbretëreshën. ‘God Save the Queen’ nuk mungoi as mbrëmë, së paku për 30 minutat e para të cilat mjaftuan për të vërejtur që Roy Hodgson s’ka ide me menaxhimin e kësaj kombëtareje, jo që ka pas ndonjë dyshim për paaftësinë e tij në këtë drejtim. Por, dikush mund të priste që Anglia të mos pësoj turpin më të madh në histori të futbollit. Dhe jo turp humbja nga Islanda e cila ka dal nga një grup ku s’ka mundur të del Holanda, por turp nga loja e shfaqur. Me që ra fjala, Holanda nuk ka kurrfarë përbërje lojtarësh dhe mund të arsyetohen deri diku. Së paku lojtarët e tyre nuk ka vlera të fryra si krahët e Anglisë – Sturridge e Sterling për shembull.

Interesante ishte të shihnim Sturridge në krahë. E çuditshme! Gjithçka ishte nonsens me këtë Angli, që nga ftesa e lojtarëve direkt nga spitali për kombëtaren, pasi Anglia si Islanda mëzi ka bërë 23 lojtarë (Islanda ka më shumë se 15 mijë futbollistë me mbi 60 klube) dhe është dashur të thirr edhe të lënduarit e ‘liderët’ e ekipeve. Mbi të gjitha nuk ka ndërruar as filozofinë as bazën e përbërjes në këtë kampionat.

Ka bërë ndryshime që s’kanë pasur nevojë të jenë. Thjesht, është e pashpjegueshme budallallëku që ka bërë Hodgson. Më budallallëk është përzgjedhja e tij, e hala më i çmendur vazhdimi i tij pas Brazilit. Por, britanikët janë të njohur të bëjnë zgjedhje të gabuara. Dhe ato nganjëherë godasin dy herë brenda javës.

Ndërkohë Italia. Apo më mirë të themi Conte. Nejse mund të themi që edhe Del Bosque ka vepruar sikur Hodgson. Nëse do revolucion në kombëtare nuk niset nga pleqtë si Bruno Soriano e Nolito për pozitat e të cilëve mund të gjejmë së paku tre spanjoll më të mirë. Një dështim të tillë e kam pritur duke u nisur nga fakti që Del Bosque nuk ka manovruar fare me formacion, as në përbërje as në shtrirje në fushë. Kjo mund të ketë efekt pozitiv ndaj trajnerëve indiferentë me formacionet e kundërshtarit. Fatkeqësisht për spanjollët Conte nuk është i tillë.

E vërtetë që edhe italiani ka bërë gjëra të çuditshme dhe me pak sens, shpesh edhe të mërzitshme edhe për vet tifozët italian. Por, këto harrohen në momentin që dërgon ekipin në çerekfinale duke u hakmarrë sado pak për atë humbjen e turpshme të para katër viteve.

Kur jemi tek çerekfinalet. Së paku një finale e kemi aty. Pastaj mund të kemi një gjysmëfinale. Mirëpo letra nuk luan futboll. Dhe dy përballjet e para mund të ofrojnë futboll cilësor për shkak të baraspeshës ndërmjet rivalëve. Zvicra me Poloninë ofruan ndeshje po aq të mirë sa Belgjika me Hungarinë. Rezultati në letër mund të mohoj këtë, por ne që e kemi parë e dimë. Prandaj besoj që edhe çerekfinalet do të jenë të bukura.


EUROPA LEAGUE

Europa League fillon me Partizanin

Europa League

Europa League fillon me Partizanin

28/06/16 @ 12:48

PA ANGLINË E SPANJËN

Buletini 18: Brexit edhe në futboll!

UEFA Euro 2016/Bulletin

Buletini 18: Brexit edhe në futboll!

28/06/16 @ 09:33

DREJT FINALES

Orari i çerekfinaleve

UEFA Euro 2016

Orari i çerekfinaleve

27/06/16 @ 23:39

ECËN

Dorëhiqet Hodgson

UEFA Euro 2016

Dorëhiqet Hodgson

27/06/16 @ 23:25

1/8

Islanda përjashton Anglinë nga Europa

UEFA Euro 2016

Islanda përjashton Anglinë nga Europa

27/06/16 @ 22:40

PANZERS ON THEMOVE

Julian Nagelsmann përzgjedhës i Gjermanisë në EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/International

Julian Nagelsmann përzgjedhës i Gjermanisë në EURO 2024

19/09/23 @ 15:00

VJEN TRAJNERI I RI

Phoenixi emëron Faruk Statovcin trajner

FFK Liga e parë/Transfere

Phoenixi emëron Faruk Statovcin trajner

19/09/23 @ 14:47

Duelet dhe gjyqtarët kryesorë të xhiros së gjashtë

FFK Superliga U21

Duelet dhe gjyqtarët kryesorë të xhiros së gjashtë

19/09/23 @ 13:42

NJOFTIMI I FBK-së

Komunikata e FBK-së, pas Superkupës së Kosovës

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Komunikata e FBK-së, pas Superkupës së Kosovës

18/09/23 @ 22:15

AIR ALBANIA!

UEFA shqyrton kandidaturat, FSHF në garë për të sjellë në Shqipëri finalet e një Kampionati Europian

Shqipëria

UEFA shqyrton kandidaturat, FSHF në garë për të sjellë në Shqipëri finalet e një Kampionati Europian

18/09/23 @ 19:47

SIPAS STATISTIKAVE!

TOP-5 performuesit më të mirë të finales së Superkupës

Superkupa e Kosovës

TOP-5 performuesit më të mirë të finales së Superkupës

18/09/23 @ 14:13

STAR OF THE GAMEWEEK V

Ergyn Ahmeti (Llapi) - Ylli i javës (5)

FFK Superliga

Ergyn Ahmeti (Llapi) - Ylli i javës (5)

18/09/23 @ 13:58

INFORMATORI NR. 2 I SUPERKUPËS!

Nga gjysmëfinalet, Peja, Trepça e Ylli dënohen me nga 500 euro

Superkupa e Kosovës

Nga gjysmëfinalet, Peja, Trepça e Ylli dënohen me nga 500 euro

18/09/23 @ 13:45

FLET DRILON HAJRIZI

Hajrizi shpreson që trofeu i Superkupës të jetë forcë shtytëse për kampionat

Superkupa e Kosovës

Hajrizi shpreson që trofeu i Superkupës të jetë forcë shtytëse për kampionat

18/09/23 @ 12:04

VIDEO

Finalja e Superkupës: Trepça-Peja #highlights

Superkupa e Kosovës

Finalja e Superkupës: Trepça-Peja #highlights

18/09/23 @ 11:55


 
Të gjitha lajmet nga