1/8

UEFA.com
Islanda përjashton Anglinë nga Europa
27 June, 2016 @22:40
Befasia e parë madhore në EURO 2016 ka ardhur nga Islanda.
Shteti ishullor e ka befasuar njërën prej favoriteve të kampionatit, Anglinë, të cilën e mposhti me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Ndeshja filloi shumë shpejt me dy gola brenda gjashtë minutave. Së pari Wayne Rooney shënoi për 1-0 nga penalltia në minutën e katërt, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ragnar Sigurdsson e barazoi rezultati.
Fati i ndeshjes u përcaktua në minutën 19’ me golin e dytë të islandezëve, të shënuar nga Kolbeinn Sigthorsson, që befasoi portierin Joe Hart.
Kështu, Anglia u bë shteti i dytë favorit që u eliminua nga Europiani, pas Spanjës.
Islanda në çerekfinale do të takohet me nikoqiren, Francën.