Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA ANGLINË E SPANJËN

Buletini 18: Brexit edhe në futboll!

Buletini 18: Brexit edhe në futboll!


Buletini nr 18 i EURO2016

28 June, 2016 @9:33

Brexit. Kështu u quajt largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, për të cilën britanezët u pajtuan me anë të referendumit ditë më parë. E po kjo është çështje politike dhe ne nuk kemi punë me këtë. Kështu që, le të flasim për Brexit-in në futboll, apo ndryshe, eliminimin e Anglisë nga EURO 2016.

“TRE LUANËT” E DËSHPËRUAR

Eliminimi i Anglisë nga Islanda, u cilësua si befasia më e madhe deri më tani në EURO 2016. Anglezët, të njohur si “Tre luanët”, tashmë duken as sa hija e luanëve!

NJË “SON” QË HUMBI

Islanda gati gjithë ekipin e ka me mbiemra që përfundojnë me shkronjat “SON”. Sigurdsson, Gunnarsson, Sigthorson e të tjerë. Të gjithë në fund festuan, por një tjetër “SON” mbeti i zgjënjyer. Kush tjetër, përveç Roy Hodgson. Madje pas ndeshjes, erdhi edhe dorëheqja.

KOMENTATORI ISLANDEZ

Se sa e madhe ishte fitorja e Islandës ndaj Anglisë e dëshmon ky komentim plot emocion nga komentatori i TV kanalit islandez.



FESTA PAS NDESHJES

Një fitore kaq e madhe, nuk mund të festohej ndryshe, përveç se në këtë mënyrë.


FESTA NË REJKJAVIK

E atyre që ishin në stadium, iu bashkuan me shprit edhe mijëra të tjerë nga kryeqyteti i Islandës, Rejkjaviku.


GËZIMI I MADH PËR UELLSIN

Festë kishte edhe te tabori uellsian. Në fakt, ata më shumë e festuan humbjen e Anglisë, se sa fitoren e Islandës.


KU JE OJ ANGLI?

Futbollistët e Uellsit, Joe Ledley dhe Gareth Bale, kërkojnë me “dylbi” nëse Anglia është në rrethin e çerekfinalistëve.

PSEEE?

Ndërsa tifozët anglezë tashmë duhet të mendojnë se si t’i fshijnë tatuazhet e bëra para kohe!

MË SHUMË VULLKANE SE SA FUTBOLLISTË

Ish futbollisti Gary Lineker, e komentoi në mënyrë interesante humbjen e Anglisë. “Humbja më e rëndë në historinë tonë. Anglia u mposht nga një shtet që ka më shumë vullkane se sa futbollistë profesionalë. Islanda luajti mirë,” shkroi ai në Twitter.

SHFRYTËZUESIT E RASTIT

Kompania e njohur e veshmbathjeve sportive “Umbro” shfrytëzoi rastin nga humbja e Anglisë. “Anglia ishte e mirë kur ne i prodhonim fanellat…” ka shkruar kjo kompani në Twitter. Umbro më parë ka qenë prodhuese e fanellave të Anglisë, ndërsa që nga viti 2012, prodhimin e tyre po e bën kompania “Nike”.

ITALIA I BASHKOHET VALLES

Ngjashëm sikur tifozët islandezë, edhe ata italianë përdorën slloganin “Brexit” në përkrahje të kombëtares së tyre. Mirëpo në vend të dy shkronjave të para “Br”, ata përdorën shkurtesën e Spanjës, “SP”, për slloganin e tyre të improvizuar #Spexit.

NJËHERË LOJA, PASTAJ MARTESA

Në fakt, ndeshja ndërmjet Italisë dhe Spanjës ishte ndeshja kryesore e ditës. E interesim të madh për këtë ndeshje kishte edhe ky çift që po martohej diku në pjesën jugore të Italisë.

“LOJTARI I NDESHJES”

Na vjen keq për 22 lojtarët + rezervistët që vrapuan në fushë përgjatë 90 minutave, pasi asnjëri prej tyre nuk ishte lojtari i ndeshjes. Ky epitet me plot meritë i shkon trajnerit të Italisë, Antonio Conte, i cili ishte më energjik se gjithë të tjerët që ishin në fushë.

TIKI TAKA? ...TJETËR HERË!

Spanja është e njohur me lojën “tiki-taka” në futboll, me shumë pasime të shkurta dhe të sakta për të shkuar deri tek goli. Por kundër Italisë, kjo nuk i ndezi, derisa “tiki-taka” u shndërrua në “tiki-talia” (Ballina e sotme e Corriere dello Sport).

QEJFI I PIRLOS

Legjenda e ekipit italian dhe dikur truri i skuadrës, Andrea Pirlo, tani nuk ka hapësirë në fushë për shkak të moshës së shtyer. Kështu që, ai ndeshjen e shikoi në TV, në qetësi dhe me shumë qejfi, ndërsa në fund, fitorja ishte sikur qershia mbi tortë.


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016