Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ

Mbrojtësi Emini, shtesë e re te Ferizaji

Mbrojtësi Emini, shtesë e re te Ferizaji


28 June, 2022 @11:39

Ferizaji i rikthyer në Superligë, nuk ka të ndalur në përforcime këtë verë. Ekipi i Arbnor Morinës është më aktivi nga të gjitha skuadrat tjera dhe duket se skuadra po përgatitet që të mos rrezikohet në asnjë mënyrë për rënie nga elita - por të konkurrojë për gara evropiane.

Kështu, në vazhdën e përforcimeve, Ferizaji pak më parë ka prezantuar edhe futbollistin Gentian Emini.

Mbrojtëi Emini në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Ulpianës së Lipjanit, ndërsa 24-vjeçari pritet t’i shtojë cilësi skuadrës.

Derisa Ferizaji i ka uruar suksese Eminit, skuadra po vazhdon përgatitjet për edicionin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga