Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Mbrojtësi i Kosovës te Atalanta?

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Mbrojtësi i Kosovës te Atalanta?


13 August, 2020 @22:07

Një lajm interesant vjen sonte në lidhje me mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën.

Sipas gazetarit të Supersport, Arlind Sadiku, Vojvoda ka arritur marrëveshje personale me skuadrën italiane Atalanta dhe ka shumë gjasa që të transferohet aty.

Ka mbetur vetëm që Standard Liege, skuadra e tij, të pajtohet me ofertën e dërguar nga Atalanta dhe Vojvoda ta kompletojë transferimin e tij në Itali.

Ky do të ishte një lajm shumë i mirë për mbrojtësin anësor të Kosovës, i cili tash e sa kohë ka ngritje të vazhdueshme në paraqitjet e tij.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A