Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Mbrojtësja e Kupës eliminon kampionen dhe siguron çerekfinalen

Mbrojtësja e Kupës eliminon kampionen dhe siguron çerekfinalen


9 February, 2021 @15:58

Skuadra e Prishtinës e mposhti Dritën pas vazhdimeve me rezultat 1-0, dhe e eliminoi skuadrën gjilanase nga Kupa e Kosovës.

Heroi në këtë ndeshje ishte mesfushori Lorik Boshnjaku, i cili shënoi në minutën 105+1’, pas një asistimi të Leonit Abazit, me ndeshjen që shkoi në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.

Gjatë vazhdimeve, Erjon Vucaj i Dritës në minutën e 116’ u ndëshkua direkt me karton të kuq, për t’ia bërë Prishtinës edhe më të lehtë menaxhimin e rezultatit në minutat e fundit të ndeshjes.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Prishtina me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa kujtojmë që Prishtina e mposhti Dritën edhe pak javë më parë në ndeshjen e luajtur në kuadër të Superkupës në Turqi.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga