MEDIA
McCarthy lëvdon talentin e Celinës
15 January, 2018 @15:10
Trajneri i Ipswich Townit, Mick McCarthy, ka lëvduar reprezentuesin e Kosovës, Bersant Celina, që ka shënuar golin vendimtar në fitoren e ekipit të tij ndaj Leeds Unitedit së fundi.
“Këtë nuk mund t’ia mësosh lojtarëve. Kjo nuk trajnohet. I kam thënë atij, ti je fitues i ndeshjes, ti duhet të jesh njeriu që e fiton ndeshjen në një duel si ky,” ka thënë McCarthy shkruan BBC Sports sot.
Bersant Celina 21 vjeç është lojtar i Manchester Cityt në Premier Ligë, i huazuar këtë stinor në Ipswich, ku ka shënuar gjashtë gola këtë stinor.
“Ai punon, por ajo që jep në fushë është e dhënë nga Zoti dhe e stërvitur,” ka shtuar ndër të tjera McCarthy, 58 vjeç, që në karrierën e tij ka drejtuar reprezentacionin e Irlandës, Sunderlandin, Wolvesin e tash edhe Ipswichin.
Celina ka debutuar në Premier Ligë në shkurt të vitit 2016, por stinorin e kaluar e kaloi si huazim te ekipi holandez, Twente.