NABY KEITA
Keita mbetet në Leipzig
14 January, 2018 @16:39
Naby Keita ka arritur marrëveshje me Liverpoolin verën e kaluar që të transferohet në verën e vitit 2018 për 48 milionë funte në Anfield Road.
Por, nepër media spekulohej se Naby Keita nuk do të transferohet në verë, por në janar 2018 tek Reds, pasi që skuadra e Liverpool kërkonte sa më shpejt ta ketë në dispozicion lojtarin.
Mirëpo, skuadra gjermane pak më parë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ekipit, ka bërë të ditur se nuk do ta lirojë lojtarin, deri në verë të këtij viti, saktësisht 30 qershor.