GËZIM KRASNIQI
Prej Partizanit te Rabotnicki
13 January, 2018 @19:06
Mbrojtësi shqiptar, Gëzim Krasniqi, që ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës përgjatë vjeshtës në Kategorinë Superiore, pritet të zyrtarizohet shpejt si lojtar i ri i Rabotnickit të Shkupit.
Njoftimin për këtë e ka dhënë Sporti maqedonas, derisa ka theksuar se kavajasi Krasniqi pritet të përforcojë mjaft mbrojtjen e ekipit që po kërkon kualifikimin në garat europiane nga elita maqedonase.