ZYRTARE
Agim Cana emërohet kryetar i Vëllaznimit
12 January, 2018 @21:07
Stinorin pranveror klubi i Vëllaznimit do ta nis me kryetar të ri.
Bëhet fjalë për Agim Canën, ish-futbollistin e Vëllaznimit dhe babain e lojtarit Lorik Cana, i cili sonte u konfirmua zyrtarisht si kryetari i ri i skuadrës gjakovare.
Përveç emërimit të kryetarit të ri, faqja e klubit gjakovar në Facebook ka raportuar që skuadra është edhe pranë marrëveshjes me trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili ditëve të ardhshme mund të zytarizohet në krye të shtabit teknik të Vëllaznimit, që pjesën e dytë të sezonit e nis në vendin e nëntë.