PREJ GJILANIT NË DRENAS
Lauren Ismailaj te ish-kampioni
11 January, 2018 @21:19
Futbollisti tiranas, Lauren Ismailaj, ka lënë ekipin e tij të deritashëm, Drita dhe ka nënshkruar marrëveshje me Ferronikelin.
Njoftimin e ka zyrtarizuar pak më parë ekipi nga Drenasi, që në tre vitet e fundit dy herë u shpallë kampion i Kosovës.
Mesfushori Ismailaj 22 vjeç, ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës para se të kalonte te Drita.
Ferronikeli para pak ditësh ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit nën direktivat e trajnerit të ri të skuadrës, Ismet Munishi, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se synon rikthimin e titullit dhe Kupën e Kosovës.