CARABAO CUP SEMI FINAL
VAR frustron, derisa derbi Chelsea-Arsenal ndahet baraz
10 January, 2018 @23:08
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Ligës angleze, që këtë stinor quhet Carabao Cup, ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit, përfundoi baraz, pa gola, 0-0.
Sistemi i monitorimit të vendimeve diskutabile, VAR, u përdor disa herë nga referi Martin Atkinson, që i la shikuesit e ndeshjes të frustruar me kohën e harxhuar në pritje të vendimit final.
Raste kishte pak, ndërsa të dyja ekipet disi nuk ishin në element gjatë përballjes së sontme.
Rastin më të mirë në pjesë të parë e kishte Jack Wilshere, sonte kapiten i Arsenalit, ndërsa në pjesë të dytë Andreas Christensen i Chelseat dy herë ishte afër për të shënuar për vendasit, por nuk ishte i saktë.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kanë qenë në lojë për 90 minuta te Arsenali, derisa ky i pari ka marrë edhe një karton të verdhë në përballjen e sontme.
Pas barazimit të sontëm, ndeshja e kthimit gjysmëfinale, që do të përcaktojë finalistin e Carabao Cup 2018 do të zhvillohet në Emirates, më 25 shkurt.