NË PRIZREN
Liria nis nesër
9 January, 2018 @22:06
Skuadra e Lirisë së Prizrenit, që përfundoi stinorin vjeshtor të Superligës në pozitën e pestë të klasifikimit me 28 pikë, sa ka edhe Ferronikeli në të kartin, ka bërë të ditur se nesër do të nis përgatitjet për stinorin e ri.
Bardhezinjtë nga Prizreni do të bëjnë grumbullimin e parë nesër, e mërkurë 9 janar, me fillim në ora 14:00 nën direktivat e trajnerit Bledi Shkëmbi.