TRAJNERI I RI
Munishi pret prurje te Ferronikeli
8 January, 2018 @19:11
Trajneri i ri i Ferronikelit, Ismet Munishi, në një prononcim për kanalin e skuadrës së tij në Youtube, ka bërë të ditur se përgatitjet e ekipit po shkojnë shumë mirë.
Munishi që la Vëllaznimin pas përfundimit të stinorit vjeshtor dhe tash ka marrë drejtimin e Feronikelit, ka thënë se pret edhe prurje të reja në skuadër, ashtu që të rritet konkurrenca në ekip.
Ferronikeli synon titullin kampion, ka thënë i vendosur Munishi.