CELTA - REAL
S’mjaftojnë golat e Bale, Real -16 nga kreu
7 January, 2018 @22:36
Sulmuesi uruguajan i Celta Vigos, Maximiliano Gomez, është bërë lojtari i vetëm këtë stinor që i ka shënuar Real Madridit dhe Barcelonës.
Gomez, në minutën e 82-të të ndeshjes sonte, ka shënuar golin e barazimit për ekipin e tij, Celta Vigo, që ka mohuar fitoren e Real Madridit, duke bërë që ndeshja të përfundojë 2-2 në fund.
Real Madrid kishte marrë epërsinë shpejt në ndeshje, pas avancimit të Celtës sonte. Danezi Daniel Wass i dha epërsinë vendasve në Balaidos, por reagimi i kampionëve të Spanjës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa Gareth Bale ka shënuar dy herë brenda dy minutave për të avancuar 1-2.
Kështu mbeti rezultati edhe pas dështimit nga penalltia, që nuk arriti ta shënojë Iago Aspas për Celtën 20 minuta para fundit të ndeshjes, derisa në skenë doli Gomez, që barazoi në 2-2 dhe siguroi një pikë për ekipin e tij.
Në anën tjetër, Real Madrid, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar nga pjesa kryesuese e La Ligas, aktualisht është 16 pikë larg Barcelonës lidere!