SULMUESI ME PËRVOJË
Zabërxha në Ligë të Parë
7 January, 2018 @19:49
Sulmuesi me përvojë i Superligës së Kosovës, Enis Zabërxha, është anëtar më i ri i kampionit vjeshtor të Ligës së Parë, KEK-ut.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë lojtari, ndërsa ai do të tentojë t’i ndihmojë skuadrës për të siguruar Superligën stinorin që vjen.
KEK-u ka përfunduar vjeshtën si lider, pa asnjë humbje, në Ligë të Parë dhe është në rrugë të mirë për t’u bërë pjesë e Superligës.
Interesant është fakti, se përkundër rezultateve të mira të arritura në vjeshtë, KEK-u ishte ndarë me trajnerin Sadat Pajaziti, i cili së fundi u bë pjesë e Drenicës, ekipit ku në vjeshtë luajti Zabërxha.