STOKE CITY
Largojnë trajnerin pas eliminimit nga Kupa
6 January, 2018 @21:39
Skuadra e Stoke Cityt, bëri të ditur se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Mark Hughes.
Eliminim nga FA Kupa i ka kushtuar trajnerit të Stoke Cityt me punë sot. Coventry City eliminoi 2-1 Stoke Cityn në kuadër të FA Kupës dhe pas disa orëve potters bën të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e tyre, që punoi gati 5 vjet në skuadër.
Stoke City gjithashtu e falenderoi trajnerin Hughes, për arritjet që i ka bërë gjatë katër e gjysmë viteve sa ishte te klubi, sidomos në tre vite të njëpasnjëshme që e përfunduan në pozitën e nëntë në Premier League dhe i dëshiruan sukses për të ardhmen.
Stoke City aktualisht gjendet në pozitën e 18 me 20 pikë të grumbulluara.