SULMUESI ZABËRXHA
Zabërxha vesh fanellën e KEK-ut
8 January, 2018 @15:42
Sulmuesi me përvojë i Superligës së Kosovës, Enis Zabërxha, që në stinorin vjeshtor luajti për KF Drenicën, së fundi ka bërë të ditur se ka kaluar në KF KEK, që është lider i Ligës së Parë dhe mëton kthimin në Superligë në fund të këtij stinori.
Ai sot ka veshur edhe zyrtarisht fanellën e KEK-ut, në ditën kur ekipi ka paralajmëruar nisjen e përgatitjeve për stinorin praveror të Ligës së Parë.