PHILIPPE COUTINHO
Prezentohet, por debutimi do të vonojë
8 January, 2018 @15:25
Mesfushori brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho, sot është prezentuar para mediave në zyret e klubit dhe ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën që e lidh atë me klubin për 5 vitet e ardhshme.
Mirëpo, ndër të tjera, Barcelona ka bërë të ditur se debutimi i tij me fanellën blaugrana do të vonojë për shkak të lëndimit që ka braziliani aktualisht.
Coutinho pritet të shërohet për tre javë nga lëndimi plotësisht. Kjo do të thotë që në rastin më të mirë, ai do të mund të debutojë në derbin lokal ndaj Espanyolit më 4 shkurt.
“Dua t’i falenderoj kryetarit dhe çdonjërit tjetër që e bëri të mundshëm këtë transferim. Jam shumë i lumtur dhe mund të them se më është realizuar ëndrra. Shpresoj që të kryejë edhe punë në fushë,” ka thënë ndër të tjera gjatë fjalimit të tij në prezentim 25 vjeçari.