ARPAXHIK'T
Liria nis përgatitjet, mungon Vrapi
10 January, 2018 @15:50
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka filluar sot, ashtu si u paralajmërua, përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës.
Djelmoshat bardhezi kanë kryer stërvitjet e lehta në Përparim Thaqi sot, derisa ka munguar vetëm mbrojtësi shqiptar, Endri Vrapi, që ka pasur leje nga trajneri.
Bledi Shkëmbi trajner, pas stërvitjeve të sotme do të drejtojë skuadrën edhe në fazën e dytë përgatitore, në Tropikal të Durrësit, ku ekspedita prizrenase do të udhëtojë më 19 janar.
Në anën tjetër, drejtori i ekipit, Erxhan Dana, ka bërë të ditur se ekipi vazhdon të synojë të dy trofetë ku është duke garuar, titullin dhe Kupën e Kosovës.