NË SHKUP
Rron Broja në elitën maqedonase
10 January, 2018 @13:57
Skuadra e elitës maqedonase, Shkupi, pak më parë e zyrtarizoi futbollistin e Trepçës 89, Rron Brojën, si lojtar të ri të saj.
Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, derisa Broja pas transferimit ka thënë se është shumë i lumtur:
“Padyshim se jam shumë i lumtur do të jem pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptar nga Maqedonia. Kisha dëgjuar qysh si fëmijë kur Shkupi ka luajtur me emër tjetër që është kampion i trefishtë dhe fitues i tre titujve të kupës, andaj pa hezitim bëra zgjedhjen e duhur që të vesh fanellën e një skuadreje kampione. Gjithsesi do të jetë për mua shumë me rëndësi që do të luaj edhe para një armate të madhe të tifozerisë shkupjane “Shvercerat”, dhe besoj se së bashku me ekipin do arrijmë shumë suksese”.
Broja 21 vjeç, gjatë stinorit vjeshtor shënoi 2 gola me Trepçën 89. Ai është kapiten i reprezentacionit U21 të Kosovës në futboll, ndërsa te Shkupi së fundi ka pasur investime të mëdha në ekip.