MESFUSHORI PRISHTINAS
Hoxha vazhdon me Niklin
11 January, 2018 @12:05
Njëri ndër futbollistët e dalluar dhe me përvojë ndërkombëtare te Ferronikeli, Yll Hoxha, ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual edhe për një vjet.
Hoxha, 30 vjeç, mesfushor krahu, që ka bërë karrierë edhe jashtë vendit ndërsa në pesë vitet e fundit ka qenë në Kategorinë Superiore duke luajtur për Kukësin, Flamurtarin dhe Vllazninë e Shkodrës, pas takimit të sotëm me kryesinë e re të Niklit, ka arritur marrëveshje për të vazhduar qëndrimin e tij aty.
Hoxha ka qenë ndër lojtarët e paktë të Kosovës që ka arritur të dalë jashtë vendit në kohën e izolimit, pasi që ka qenë pjesë e ekipit finlandez TPS për një stinor 2009/10.