COACH & PLAYER OF THE YEAR 2017

Zekirija Ramadani, trajner që bëri kampion Trepçën'89 për herë të parë në histori/ BOROZANI/ D. S.
Trajneri dhe lojtari i vitit, nga ekipi kampion
12 January, 2018 @19:57
Skuadra e Trepçës’89 që për herë të parë në histori të klubit u shpallë kampione e Kosovës në stinorin 2016/17 ka dhënë trajnerin më të mirë të vitit 2017 dhe lojtarin më të mirë të vitit 2017 në Superligë.
FFK në ceremoninë e laureatëve të vitit 2017 të mbajtur sonte në Prishtinë, ka nderuar shkupjanin Zekirija Ramadani për trajner të vitit 2017 në Superligë të Kosovës, ndërsa mesfushorin e krahut Florent Hasani, si lojtarin më të mirë të vitit 2017.