EKIPI TURK ZYRTARIZON KOSOVARIN
Muriqi në Rize
11 January, 2018 @22:17
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit nga Liga e Parë e Turqisë, Çaykur Rizespor.
Faqja zyrtare e ekipit të Rizes nuk ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes, derisa i ka uruar gola futbollistit prizrenas, që së fundi luajti për Gençlerbirligin në Superligën e futbollit turk.
Muriqi 23 vjeç deri më tani ka shënuar 33 gola në katër stinorët e kaluar në futbollin turk.
Rizespor ka përfunduar vjeshtën në pozitën e tretë të Ligës së Parë të Turqisë dhe ka vetëm tre pikë më pak se lideri Ankaragucu. Dy vendet e para nga Liga e Parë sigurojnë Superligën turke, ndërsa prej pozitës tre deri në pozitën e gjashtë, ekipet luftojnë përmes PlayOffit, për një biletë drejt Superligës.