NË GJAKOVË
Vëllaznimi rikthen Gojanin trajner
13 January, 2018 @18:49
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, pas largimit të Ismet Munishit drejt Ferronikelit në fund të stinorit vjeshtor, sot ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ri të skuadrës.
Ai është emër i njohur i ekipit, Arsim Gojani, që ka punuar edhe më parë te Vëllaznimi.
Vëllaznimi dje ka zyrtarizuar edhe si kryetar të ri Agim Canën, ndërsa shpejt pritet të shihet nëse do të ketë edhe përforcime të reja në ekip për pjesën pranverore të stinorit.
Aktualisht, Vëllaznimi është duke luftuar për mbijetesë në Superligë, derisa pjesën vjeshtore e ka përfunduar në pozitën e nëntë, që është zona e barazhit.