ARANZHOHET MIQËSORJA
Kosova në miqësore me lojtarët e Superligës
14 January, 2018 @19:27
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbejxhanit për ndeshje miqësore që pritet të zhvillohet në Antalja të Turqisë më 2 shkurt.
“Marrëveshja pritet të nënshkruhet nesër,” ka bërë të ditur e-maili i FFK-së pak më parë, ndërsa ajo që është më interesantja është fakti se aty ceket që Kosova do të luajë me lojtarët e Superligës këtë ndeshje.
Përndryshe, FFK pas largimit të Albert Bunjakit selektor, ende nuk ka emëruar trajner tjetër të përfaqësueses, derisa në ndeshjen e fundit miqësore, ajo është drejtuar nga ndihmësi, Muharrem Sahiti, ku Kosova kishte mposhtur Letoninë 4-3.