SULMUESI PEJAN
Fatos Beqiraj në elitën belge
15 January, 2018 @14:16
Sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, që ka bërë karrierë në disa skuadra deri më tani, është anëtar i ri i ekipit belg, Mechelen.
Sulmuesi 29 vjeç, që mbron ngjyrat e reprezentacionit të Malit të Zi, ka nënshkruar kontratë me Mechelenin deri në vitin 2021, duke u ndarë kështu nga ekipi i tij i deritashëm, Dinamo e Moskës.
Më parë, Beqiraj përveç Shqiponjës dhe Buducnostit ku bëri emër, ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin, Yatai, Dinamo Minskun dhe së fundi Dinamo Moskën.
Kontrata e tij me Mechelenin është 3.5 vjeçare, ndërsa ekipi është duke luftuar për mbijetesë në elitë.