Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SCHALKE 0-1 WERDER

Me asist të Rashicës Werder fiton, Schalke pa pikë pas karantine

Foto: Werder/tw

Me asist të Rashicës Werder fiton, Schalke pa pikë pas karantine


30 May, 2020 @17:37

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka rrëmbyer me një bashkëlojtar të tij topin në mes të fushës. Kosovari udhëhoqi topin deri në 16-she, duke pasur për bashkëlojtarin e tij dhe iku anash për të krijuar hapësirë.

Leonardo Bittencourt me një plasim perfekt shënoi për 0-1 [32’] për t’ia dhënë Werderit fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Bundesligë.

TABELA AKTUALE

Rashica u zëvendësua në pjesë të dytë të ndeshjes, në minutën e 58 të takimit. Ndërsa Werder menaxhoi mirë lojën, ndaj Schalkes pa ide, për të shënuar fitoren e dytë në tre ndeshjet e fundit.

E Schalke, që s’ka fituar asnjë pikë pas karantine, seria pa fitore i është ngritur në 11 ndeshje. Fitorja e fundit e Schalkes daton më 17 janar.

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga