Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Ibra kërkon falje nga bashkëlojtarët për moshën

Foto: ACMilan/fb

Ibra kërkon falje nga bashkëlojtarët për moshën


1 November, 2020 @23:44

Superylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, sot i ka sjellë edhe një fitore Milanit në Serie A, duke shënuar golin vendimtar të ndeshjes 6 minuta para fundit për fitore 1-2 ndaj Udineses.

Ai kishte asistuar në golin e parë. Ndërsa goli i dytë, akrobatik i Ibrës, me moshën e tij 39-vjeçare është vlerësuar lartë.

“Goli ishte i bukur, por fitorja ka vlerë më të madhe,” ka thënë Ibra, shkruan BBC sot.

“Ne jemi ndër ekipet më të reja në moshë në krejt Europën. Kërkoj falje nga bashkëlojtarët për ngritjen e moshës mesatare të ekipit, por besomëni ata po më bëjnë të ndihem i ri,” ka shtuar Ibra duke qeshur.

Milan është lider i Serie A-së me 16 pikë nga 6 ndeshje. Rossonerët janë të pamposhtur prej se rifilloi futbolli pas pauzës nga faza e parë e coronavirusit. 24 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A