Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE PRISHTINA

Me fitore vijnë edhe golat

Labinot Osmani, Prishtina/ BOROZANI/ D.S.

Me fitore vijnë edhe golat


2 April, 2016 @18:16

Golashënuesi më i mirë i Superligës në stinorin e kaluar, Labinot Osmani, këtë stinor nuk është në formë sikurse stinorin e kaluar, por ai thotë se me fitoret e bardhekaltërve, do të vijnë edhe golat e tij.

“Shpresoj që pas fitores ndaj Gjilanit t’i jemi kthyer fitoreve dhe kështu të vazhdojmë. Ne s’kemi çka të humbim, na duhen vetëm fitoret. E duke ardhur fitoret, do të vijnë edhe golat e mi,” ka thënë Osmani për faqen zyrtare të Prishtinës sot, një ditë para përballjes me Gjilanin.

Prishtina kishte mposhtur Gjilanin 1-0 në xhiron e kaluar, ndërsa në fillim të ciklit të tretë shorti ka dashur që të përballen përsëri këto dy skuadra, por tash në Gjilan.


 
Të gjitha lajmet nga