Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 4-1 FERIZAJI

Me përmbysje, Dukagjini i gëzohet fitores së parë të sezonit

Me përmbysje, Dukagjini i gëzohet fitores së parë të sezonit


1 October, 2022 @19:27

Janë dashur të luhen 9 xhiro kampionale ashtu që edhe Dukagjini të shënojë fitoren e parë sezonale 2022/23 në Superligë, ndërsa viktima e parë e tyre këtë stinor ka qenë ekipi i Ferizajit.

Fitorja e klinasve të drejtuar nga Armend Dallku ka ardhur pas epërsisë së hershme të kundështarit, ndërsa prej se nisi rikhimin në lojë, Dukagjini më nuk u ndalë për të fituar ndeshjen me njërin ndër rezultatet më të thella të stinorit, Dukagjini 4-1 Ferizaji [Altin Merlaku 22, Dior Zabërgja 45+1, Blerind Morina 51, Oto John 70pen.— Enis Sefa 7].

TABELA AKTUALE

Për të vështirësuar gjithçka për mysafirët, 20 minuta para fundit të ndeshjes Gentrit Halili u ndëshkua me karton të kuq, e prej atëherë Ferizaji më nuk kishte gjasa për rikthim dhe kështu Dukagjini regjistroi fitoren e parë të sezonit, duke arkëtuar tri pikë - por jo sa për të dalë nga fundi i renditjes tabelare.

Ferizaji i drejtuar nga Arbnor Morina, është i parafundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga