Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME FITORENË KRYE

Me përmbysje, Ulpiana arrin kreun duke fituar derbin

Me përmbysje, Ulpiana arrin kreun duke fituar derbin


3 March, 2023 @22:11

Skuadra e Ulpianës ka arritur të përmbys Vushtrrinë në Lipjan sot, ndërsa me fitoren e shënuar së paku sot ka dalë në krye të renditjes në Ligën e Parë Grupi B.

Ulpiana përkundër se ra në disavantazh shpejt, pas një gabimi të mbrojtjes, ka arritur të këndellet që në pjesë të parë, ndërsa Fidan Gërbeshi dhe Drilon Sadiku iu përgjigjën golit të parë të ndeshjes që e shënoi Taulant Avdyli.

E në pjesë të dytë konfirmim për fitore dha sulmuesi i dalluar i Ulpianës, që nuk e pati vështirë të shënonte nga afërsia dhe me një prekje për përfundimtaren, Ulpiana 3-1 Vushtrria [Fidan Gërbeshi 30pen., Drilon Sadiku 45+5, Urim Statovci 78 - Taulant Avdyli 6].

TABELA AKTUALE

Në fund, Ulpiana shënoi edhe njëherë, por kësaj radhe goli për 4-1 u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Sidoqoftë, fitore e madhe për ekipin lipjanas që duket se po e do Superligën

Në fund, Ulpiana merr kreun me një lojë më shumë duke bërë 36 pikë nga 17 ndeshje, një më shumë sesa Fushë Kosova që luan në fundjavë. Vushtrria tashmë mbetet një hap prapa prej dy vendeve të para, pasi që nga 17 ndeshje ka 32 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë