Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HALA MADRID

Me supergola, madrilenët përmbysin Sociedadin

Me supergola, madrilenët përmbysin Sociedadin


5 March, 2022 @23:40

Carlo Ancelotti ka qenë jashtëzakonisht i gëzuar, që rrallë shihet në këtë mënyrë, pas golave të para të shënuara të lojtarëve të tij, derisa Real Madrid kthehej në lojë, pasi që Real Sociedad kishte marrë epërsinë përmes një penalltie të ekzektuar nga Mikel Oyarzabal, të nxjerrë nga David Silva.

Së pari Eduardo Camavinga, me projektil, e pastaj Luka Modric, me një projektil tjetër - kanë kryer punën në 45 minutat e para sa i përket përmbysjes madrilene, karshi emnakëve nga Sociedad.

E në pjesë të dytë Karim Benzema dhe Marco Asensio përfunduan punën, për 4-1 [Camavinga 40, Modric 43, Benzema 76p., Asensio 79 - Oyarzabal 10p.] përfundimtare.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga