SPURS
Më të mirët e muajit
1 March, 2013 @13:35
Ylli që po shkëlqen te Tottenhami, Gareth Bale, është futbollisti më i mirë i muajit shkurt në Premier League.
Futbollisti 23 vjeçar, në tre ndeshje sa i luajti këtë muaj në Premier League, arriti të shënoj 5 gola, duke siguruar fitore në të trija takimet për ekipin e tij.
Përveç tij, edhe menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka marrë çmimin e menaxherit më të mirë për muajin që e lëmë pas.