GJEORGJIA - SPANJA

Me vështirësi ndaj Gjeorgjisë, Kosova testi i radhës
28 March, 2021 @19:56
Pas barazimit befasues në ndeshjen e parë ndaj Greqisë, Spanja fitoren e parë të fazës kualifikuese drejt Botërorit të Katarit e ka shënuar sonte në udhëtim te Gjeorgjia.
Ndeshja mes përfaqësueseve në fjalë u mbyll me rezulat 1-2 në të mirë të iberikëve.të cilët për këtë fitore vuajtën deri në sekondat e fundit.
Edhe pse dominimin në posedim e kishin spanjollët, pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit. Ishte futbollisti Kvaratskhelia ai që e dërgoi Gjeorgjinë në pushim me epërsi minimale, duke shënuar në minutën e 44’.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE
Në pjesën e dytë, Spanja fillimisht e ngushtoi disavantazhin me golin e Fernan Torres (56’), kurse goli i fitores erdhi krejt në fund përmes Dani Olmos, i cili shënoi për 1-2 në minutën e dytë të kohës shtesë.
Kjo fitore bën që Spanja t’i prijë grupit me 4 pikë pas 2 ndeshjeve, ndërkohë që Kosova e Suedia e zhvillojnë ndeshjen mes tyre sonte. Greqia në këtë xhiro pushon.
Ndeshjen e ardhshme Spanja e luan ndaj Kosovës më datën 31, ndërkohë që Gjeorgjia i shkon Greqisë, kurse Suedia në xhiron e tretë pushon.