STADIUMI
Mediat suedeze çuditen si UEFA lejon Strumicën
17 July, 2017 @15:48
Mediat suedeze kanë plasuar sot fotografitë përreth stadiumit Mladost në Strumicë të IRJ Maqedonisë, ku kanë shprehur befasinë e tyre se si UEFA lejon në një stadium të tillë të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.
Vardar pret Malmon nesër në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve në Strumicë.
Po në këtë stadium, Shqipëria do të jetë mysafire ndaj IRJ Maqedonisë në shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Stadiumi Filipi II në Shkup, është duke u ruajtur që të mos dëmtohet fare, pasi që aty do të përballen gjigandët europian Real Madrid - Manchester United, në kuadër të ndeshjes së Superkupës së Europës.
Ndoshta fusha e lojës duket mirë, mirëpo, përreth stadiumit gjendja është sikurse ky vend të ketë dalë këto ditë nga lufta!