Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRETH DY JAVË PARA FILLIMIT TË STINORIT TË RI

Megzon Visoka jep dorëheqje nga Flamurtari

Megzon Visoka jep dorëheqje nga Flamurtari


2 February, 2023 @15:28

Skuadra e Flamurtarit ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit, Megzon Visoka. Në fakt, Visoka ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ka bërë të ditur njoftimi i klubit.

“KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëhqeje nga posti i kryetrajnerit. Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim.” - ka bërë të ditur njoftimi i ekipit kuqezi nga Prishtina.

Flamurtari, që garon në Ligën e Parë Grupi B, ka kryer vjeshtën në pozitë të katërt me 23 pikë nga 14 ndeshje, 8 më pak se liderja Fushë Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë