LIRIA
Memaj në Besiktas
23 February, 2013 @12:59
Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Blendi Memaj, është investimi i radhës i gjigandit turk, Besiktas.
Ai ka kaluar në radhët e Besiktasit këto ditë, si rrjedhojë e politikës së re të klubit të blerjes së talentëve nga jashtë, pasi që në Turqi skuadrat tjera po i shesin shumë shtrenjtë lojtarët e rinj te ekipet e mëdha.
Memaj, tash 18 vjeçar ka synime të mëdha me klubin bardhezi nga Stambolli, ndërsa është shprehur se mezi pret daljen në ekipin senior të klubit, duke punuar shumë, njofton e përditshmja Express.
Njoftimin për blerjen e prizrenasit Memaj, Besiktas e ka publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit.