FA CUP

Foto: MUFC Official
Memphis shpëton United-in
9 January, 2016 @20:20
U deshën 94 minuta që United të shënonte një gol ndaj inferiorëve të Sheffieldit për t’u kualifikuar tutje.
Një ndeshje aspak e mirë për vendasit, me pothuajse asnjë raste konkret shënimi.
Inkuadrimi i Memphis Depayt në pjesën e dytë rezultoi të ishte efikas, me holandezin që fitoi një penallti në fund të takimit, e cila u konkretizua në gol nga kapiteni Rooney.
Kualifikimi u arrit, mirëpo një gjë është e sigurtë: Kritikat për Van Gaal pas ndeshjes do të shpërthejnë.