Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Memushaj, 2 muaj jashtë

Memushaj, 2 muaj jashtë


25 August, 2015 @9:56

Mesfushori i dalluar i Pescarës, Ledian Memushaj, do të mungojë dy muaj nga fushat e gjelbëra dhe do të jetë hendikep i radhës për kombëtaren shqiptare para përballjeve kyqe të shtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë. 

Njoftimin e ka bërë të ditur Panorama Sport dje, duke thënë se Memushaj, që është njëri ndër lojtarët më të vlerësuar nga përzgjedhësi Gianni De Biasi, nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës për shkak të një lëndimi që kërkon operim patjetër, për shkak se lojtarit i shtohen dhimbjet. 

Vlonjati 28 vjeç ka shënuar 7 gola për Pescarën në stinorin e kaluar, ndërsa ishte synim i Empolit për këtë stinor. 


 
Të gjitha lajmet nga